Ligjore
Politika e privatësisë
Ky dokument shpjegon si Qendra Women in Technology Albania (NIPT L72107452P) përpunon të dhënat personale të vizitorëve të kësaj faqeje.
Të dhënat që na jepni vullnetarisht përmes emailit ose formularit të kontaktit (emri, adresa elektronike, mesazhi) përdoren vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës suaj.
Nuk i shesim dhe nuk ua japim të dhënat palëve të treta, përveç kur kërkohet me ligj.
Fotografitë e pjesëmarrëseve publikohen vetëm me pëlqimin e duhur; për të miturit kërkohet pëlqimi i prindit ose kujdestarit.
Mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja duke shkruar në info@maltadevelopment.org. Keni të drejtë të ankoheni pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Përditësuar më: tetor 2026
